Ky është shqiptari që humbi jetën pas një përleshje në Itali. Emri

Editor
1 Min Read

ITALI-Një mosmarrëveshje mes familjeve me origjinë shqiptare është kthyer në tragjedi mbrëmjen e së mërkurës në Tavullia të Italisë. Gjatë një debati të dhunshëm, Dritan Idrizi, 38 vjeç, u godit me thikë për vdekje. Pavarësisht përpjekjes për ta shpëtuar në spitalin Cattolica, shqiptari vdiq për shkak të tre goditjeve në gjoks.

U qëllua me thikë në zemër për larje hesapesh/ Del dritan idrizi

Sherri mes shqiptarëve shpërtheu përgjatë rrugës që lidh Tavullia me San Giovanni në Marignano, ku Idrizi, i shoqëruar nga shokë të armatosur me shkopinj dhe hekura, kishte shkuar për të zgjidhur një mosmarrëveshje financiare prej 5,000 eurosh lidhur me punë ndërtimi.

Situata degjeneroi shpejt pasi grushtet dhe goditjet me çekiç i paraprinë përdorimit të thikës, të mbajtur nga një familjar me banim në Tavullia. Përveç viktimës, gjatë përleshjes kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë. Për momentin nuk ka asnjë të arrestuar, por karabinierët e Pesaros po hetojnë me akuzat për vrasje, tentativë vrasje dhe plagosje të rëndë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *