Ky është ushtari amerikan që hapi zjarr ndaj kolegëve të tij në bazën ushtarake

Jil
Jil
1 Min Read

Një ushtar i Ushtrisë amerikane ka hapur zjarr ndaj ushtarëve të tjerë në bazën ushtarake “Fort Stewart” të mërkurën, duke plagosur pesë prej tyre.

Zyrtarët kanë njoftuar më vonë se ushtari Quornelius Radford kishte shtënë me armën e tij personale dhe kishte plagosur kolegët e tij, raportoi BBC.

Komandanti i Divizionit të 3-të të Këmbësorisë, John Lubas, ka thënë se sulmuesi i dyshuar ishte ushtar në detyrë dhe se arma nuk ishte e ushtrisë, prandaj zyrtarët po hetojnë se si ka mundur ta fusë në bazë.

Të pesë ushtarët që u qëlluan po trajtohen për plagët e tyre dhe janë në gjendje të qëndrueshme, sipas gjeneral brigade John Lubas.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania