JiL.al - Jeto i Lumtur

Kylian Mbappe: Mezi i prisja golat që shënova kundër Betis

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Adriatik BALLA

Reali i Madridit vijon të jetë ekipi për tu mundur. Është pothuajse e pamundur ta frenosh këtë skuadër, e cila jo vetëm ka kontigjent superlojtarësh, por edhe një fanellë të rëndë që e bën praninë në fushë të frikshme. Reali iu kthye fitores në La Liga, por nga ana tjetër ka dëmtime në skuadër që kanë sjellë jo pak shqetësime për stafin teknik. Megjithatë, fitorja me Real Betis ishte e bujshme dhe aty spikati francezi Kilian Mbape, që shënoi dygolësh, e jo vetëm kaq, e përshkroi ndeshjen shumë të bukur e nga ana tjetër tha se tani ndihej mirë dhe do të shënonte më shumë me fanellën madrilene. Kështu, sulmuesi francez është shprehur i lumtur me dygolëshin që realizoi në fitoren e Realit të Madridit ndaj Real Betis. Futbollisti i kombëtares së Francës, gjatë kësaj verë iu bashkua gjigantit spanjoll nga klubi i Paris San Zhermenit. Mbape thotë se ka e pritur këtë moment për të shënuar në një stadium legjendar siç është ‘Bernabeu’. “Është një moment i bukur, prisja momentin që do të shënoja në këtë stadium legjendar, më i miri në botë”, tha Mbape. Sipas tij, fitorja ndaj Betisit është e rëndësishme për Real Madridin. Mbape thotë se ndihet i lumtur në Madrid. “E rëndësishme ishte fitorja, pas Las Palmas ishte e rëndësishme vetëm fitorja. Ndihem mirë. Jam i lumtur këtu dhe njerëzit më mbështesin shumë”, ka theksuar Mbape. Ndërkohë, situata me grupin nuk po paraqitet kaq mirë dhe trajneri Karlo Ançeloti është i shqetësuar.

Gjatë mbrëmjes të së dielës, Reali i Madidit iu kthye fitores në La Liga pas një barazimi në mesjavë te Las Palmas. Siç thamë më lart, “Los Blancos” triumfuan me shifrat 2-0 ndaj Real Betisit “problematik”, me Kylian Mbappe që shënoi dy gola. Por, në adresën e Realit sot shkuan dy lajmë të këqija. Së pari është lëndimi i mesfushorit Dani Kebajos, i cili mbrëmë e pati ndeshjen e parë si startues te Reali që një kohë të gjatë. Ai pritet të mungojë 6-8 javë. Lëndimet s’u ndalën me aq, pasi edhe Ferland Mendi u desh të largohej nga kampi i Francës. Por, për Mendin nga Reali janë më optimistë, pasi ai thjesht ka një mbingarkim, por që nuk është rrezikuar më tutje. Mbrojtësi francez pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e 14 shtatorit ndaj Real Sociedad. Të lënduar të tjerë nga Real Madridi janë edhe David Alaba, Joan Martinez, Eduardo Kamavinga dhe Jude Bellingham.

Scroll to Top