Kylien Mbappe zyrtarisht futbollist i Real Madridit!

Editor
1 Min Read

SPANJE – Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. Palët kanë rënë dakord për marrëveshjen dhe francezi do të jetë pjesë e klubit madrilen për 5 vite. Prezantimi do të bëhet vetëm pas Euro 2024, ku Mbappe do të përfaqësojë skuadrën franceze.

Pas shtatë sezonesh te PSG, periudhë gjatë së cilës u bë kapiten dhe golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, Mbappe vendosi të mos rinovojë me parisienët për sezonin e ardhshëm. Kështu, ai niset drejt kryeqytetit spanjoll, destinacion i paralajmëruar prej kohësh për “yllin” francez, për të veshur fanellën e kampionit të Europës.

Mbappe do të mbajë fanellën me numrin 9 në sezonin e parë dhe kur kroati Luka Modric të largohet, ai do të mbajë numrin 10.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *