JiL.al - Jeto i Lumtur

Largimi i emigrantëve sjell fluks në pikat kufitare

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pikat e kalimit kufitar të juglindjes vijojnë të përballen me një fluks të shtuar të qytetarëve, të cilët kanë kaluar nga Kapshtica dhe Qafëthana.

Sipas të dhënave, fundjava ka shënuar pikun e fluksit, ndërsa edhe sot ka pasur qindra kalimtarë që kanë kaluar nëpërmjet këtyre doganave. Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit ka bërë të ditur se në Kapshticë, 4459 shtetas kanë hyrë dhe 7858 shtetas kanë dalë në drejtim të Greqisë.

Ndërsa në Qafë Thanë, 6022 shtetas kanë hyrë dhe 5022 shtetas kanë dalë drejt Maqedonisë së Veriut.

Autoritetet doganore kanë punuar me procedurë të përshpejtuar dhe me sportele të alternuara në varësi të fluksit. Nuk është evidentuar pritje e gjatë. Por, ndërsa pala shqiptare e doganës së Kapshticës ka punuar me 4 sportele në dalje, shihet se fqinjët po punojnë vetëm me dy sportele në hyrje.

Scroll to Top