Leçe kërkon Arbër Hoxhën!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari italian, Gianluca di Marzio, raporton se drejtori i Lecces Pantaleo Corvino është duke e vëzhguar nga afër sulmuesin shqiptar, Arbër Hoxha, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Dinamon e Zagrebit.

ITALI – Lecce ka kontaktuar Dinamon e Zagrebit për të siguruar shërbimet e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha në merkaton e janarit. Me hapjen e merkatos së janarit ekipet italiane përfshirë Leccen kanë nisur punën për t’u përforcuar për pjesën e dytë të sezonit.

Gazetari italian, Gianluca di Marzio, raporton se drejtori i Lecces Pantaleo Corvino është duke e vëzhguar nga afër sulmuesin shqiptar, Arbër Hoxha, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Dinamon e Zagrebit. Pas dëmtimit të Lameck Banda, shqiptari po vlerësohet si alternativa më e mirë për t’i besuar krahun e majtë të sulmit të Lecce-es. Kujtojmë se Hoxha u transferua tek Dinamo Zagreb në janar të vitit 2024 për 1 milionë euro.

Hoxha doli nga moshat e ekipit të Prishtinës dhe pas aventurës së tij më disa ekipe të ligës kosovare, depërtoi në skenën e futbollit evropian duke luajtur për Slaven Blupo, Lokomotivën e Zagrebit dhe së fundmi me gjigandin kroat të Dinamos së Zagrebit.

Shifra e përfolur që Lecce mendohet se do paguajë për të siguruar firmën e Hoxhës është 1.5 milionë euro. Megjithatë nuk dihet akoma nëse ekipi kroat do jetë i gatshëm ta lejojë sulmuesin shqiptar të largohet në merkaton e janarit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Scroll to Top