
Një tërmet i lehtë me magnitudë 2.9 Rihter është ndjerë mëngjesin e sotëm në orën 09:20 në zonën e Sarandës. Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik, 9 kilometra në jugperëndim të qytetit, me thellësi 15 kilometra.
Lëkundjet shkaktuan shqetësim mes banorëve dhe pushuesve, por deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo lëndime. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe ende nuk kanë dhënë informacione shtesë.
Ekspertët lidhin këto lëkundje me temperaturat jashtëzakonisht të larta që kanë prekur bregdetin ditën e sotme, duke ndikuar në aktivitetin sizmik në zonë.
Banorët dhe pushuesit këshillohen të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin njoftimet zyrtare nga institucionet përgjegjëse.