
Gazetarja Klodiana Lala u ‘përplas’ sot me Tedi Blushin, lidhur me zhvillimet e fundit sa i takon procesit gjyqësor ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Gjatë fjalës së tyre në një emision televiziv, gazetarja iu përgjigj deklaratave të Blushit lidhur me vërtetësinë e qëndrimeve të shprehura nga Meta përmes avokatit të tij Kujtim Cakrani
“Të vërtetën mos e kërko te unë. E dëgjojmë atë që thotë Cakrani për hir të opinionit publik. I vetmi që po thotë të pavërteta jeni ju. Vazhdo bëj detyrën politike që ke marrë përsipër”,-tha Lala.