Lëvizte i armatosur, arrestohet i riu

Jil
Jil
2 Min Read

Bëhet me dije se 30-vjeçari me iniciale G.U udhëtonte i armatosur me armë zjarri pistoletë. Blutë bëjnë me dije se janë sekuestruar arma e zjarrit pistoletë dhe 2 krehra me municion luftarak.

LEZHË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës në kuadër të operacionit “Tranziti”. Bëhet me dije se 30-vjeçari me iniciale G.U udhëtonte i armatosur me armë zjarri pistoletë. Blutë bëjnë me dije se janë sekuestruar arma e zjarrit pistoletë dhe 2 krehra me municion luftarak.

Konkretisht ai akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë prane Gjykates se Juridiksionit te Pergjithshem Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranziti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Udhëtonte i armatosur me armë zjarri pistoletë; kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe 2 krehra me municion luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tranziti”. Gjatë operacionit, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë rrethit të Shëngjinit, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin taksi, në të cilin dyshohej se udhëtonte si pasagjer një shtetas i armatosur.

Gjatë kontrollit fizik të pasagjerit, shtetasit G. U., 30 vjeç, banues në Shkodër, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, me dy krehra dhe municion luftarak. Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi G. U. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Arma e zjarrit e sekuestruar do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur më parë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë prane Gjykates se Juridiksionit te Pergjithshem Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania