Këtë të shtunë, do të luhen tetë ndeshje, të vlefshme për raundin e tretë në Ligën e Kombeve.
Vëmendje të madhe merr sfida mes Serbisë dhe Zvicrës. Granit Xhaka, që shpesh është bërë objekt diskutimi, do të sfidojë sërish serbët, këtë herë në shtëpinë e tyre. Mesfushori me origjinë shqiptare është mëse i motivuar për të lënë shenjë në këtë përballje.