
GJERMANI, 8 qershor 2025 – Franca triumfoi ndaj Gjermanisë me rezultatin 2-0 në ndeshjen për vendin e tretë në Final Four të Ligës së Kombeve. Kylian Mbappé ishte lojtari vendimtar, duke shënuar një gol në minutën e 45-të dhe asistuar për Olise në minutën e 84-t, duke i dhënë fitoren “gjelave”.
Gjermania dominoi në pjesën e parë, por u ndal nga pritjet fantastike të portierit Maignan. Raste për Wirtz dhe Adeyemi nuk u konkretizuan, ndërsa një gol i Woltemade u anulua për prekje me dorë. Në fund të pjesës së parë, Mbappé finalizoi një krosim dhe shënoi ndaj Ter Stegen.
Ky ishte goli i 50-të për Mbappé me Francën, duke u afruar vetëm një gol nga Thierry Henry dhe shtatë nga golashënuesi më i mirë në histori, Olivier Giroud.
Në pjesën e dytë, Gjermania provoi të barazojë, por një tjetër gol i Undav u anulua për faull. Thuram goditi shtyllën, ndërsa Olise shënoi golin e dytë pas një asistimi të Mbappé dhe një gabimi në mbrojtjen gjermane.
Franca përfundon kështu në vendin e tretë, ndërsa Gjermania e mbyll turneun në vendin e katërt. Finalja për vendin e parë zhvillohet mes Spanjës dhe Portugalisë.