
Finalja e madhe e Ligës së Kombeve, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e së dielës në “Allianz Arena” në Mynih, sjell përballjen mes dy superfuqive evropiane të futbollit: Spanjës dhe Portugalisë. Dy skuadra me histori të lavdishme, të mbushura me yje dhe të etura për një tjetër trofe që do të vuloste dominimin e tyre në skenën ndërkombëtare. Spanja, kampione në fuqi dhe në ndjekje të historisë
Nën drejtimin e Luis de la Fuentes, Spanja është kthyer në një makineri të papërmbajtshme. Pas fitimit të Kampionatit Evropian dhe triumfit të fundit në Ligën e Kombeve, iberikët kanë mundësinë të shkruajnë historinë me një titull të tretë radhazi brenda dy viteve kalendarike – një arritje që s’e ka realizuar asnjë skuadër evropiane më parë. Spanja ka një përzierje ideale mes përvojës dhe rinisë, me emra si Unai Simón, Morata dhe Pedri që garantojnë stabilitet, kreativitet dhe rrezikshmëri.
Portugalia, fuqia e re me emrin Ronaldo
Portugalia, e drejtuar nga trajneri spanjoll Bob Martínez, vjen në këtë finale si kampionia e parë e këtij turneu (2019) dhe me një brez të artë lojtarësh. Cristiano Ronaldo, në moshën 40-vjeçare, vazhdon të mbetet lideri frymëzues i ekipit, ndërsa brezi i ri, me emra si Vitinha, Neves dhe Mendes, po e mban Portugalinë në majat e futbollit evropian. Të dy skuadrat janë të plota për finalen, me të gjithë lojtarët kryesorë në dispozicion, pas ndeshjeve gjysmëfinale kundër Gjermanisë dhe Francës. Një finale që mund të përcaktojë epokën
Përballjet mes Spanjës dhe Portugalisë kanë prodhuar gjithmonë spektakël dhe emocione. Kujtojmë ndeshjen epike të Botërorit 2018 në Rusi që përfundoi 3-3, apo duelet në Euro 2012 dhe Ligën e Kombeve 2023 ku iberikët dolën fitues.