Lirohen hapësirat publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare’, procedohen 7 persona

Jil
Jil
2 Min Read

TIRANË- Policia ka njoftuar se janë liruar hapësirat publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”. Në lidhje me këtë aksion bëhet me dije se janë proceduar penalisht 7 administratorët e lokaleve që kishin zënë hapësirat.

Policia shton se janë sekuestruar 330 objekte që ishin vënë pa autorizim. Një prej të proceduarve mësohet se ka kundërshtuar punonjësit e IMT-së ndërsa personat e tjerë u proceduan për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Ky aksioni ka ardhur pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për të liruar të gjitha hapsësirat publike dhe se fenomeni “tokë e xnanun” nuk do të funksionojë më.

“Tiranë/Lirohen hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”. Procedohen penalisht 7 administratorët e lokaleve që kishin zënë hapësirat. Hiqen dhe sekuestrohen rreth 330 objekte që iu shërbenin këtyre aktiviteteve ekonomike dhe ishin vënë pa autorizim.

Procedohet penalisht dhe një 40-vjeçar që kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë veprimeve për lirimin e hapësirave. Në vijim të monitorimin intensiv në terren dhe verifikimeve që po kryhen me objektiva: konstatimin e rasteve të zënies së kundërligjshme të hapësirave publike, nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore dhe lirimin e këtyre hapësirave, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, konstatuan se hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare” ishin zënë në kundërshtim me ligjin.

Hapësirat (trotuare dhe vendkalime këmbësorësh) ishin zënë me tavolina, ulëse dhe çadra, për llogari të 7 lokaleve përreth stadiumit. Në lidhje me këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për administratorët e subjekteve, shtetasit: A. S., N. R., Xh. B., M. S., K. M., L. L. dhe B. K., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 40 vjeç, punonjës në njërin prej lokaleve, pasi kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë kryerjes së detyrës. Kontrollet dhe verifikimet vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metëjshme,” thuhet në njoftim.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania