LISTA e Kombëtares shqiptare, vjen reagimi i parë nga Beogradi para përballjes në fushë! Ja çfarë shkruajnë!

Jil
Jil
2 Min Read

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ndaj Serbisë dhe Letonisë. Trajneri Sylvinjo ka bërë publike listën me 27 lojtarët e ftuar për këto dy përballje të rëndësishme.

Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i medias serbe, “Mozzart Sport”. Këta të fundit thonë se lojtarët e Shqipërisë nuk duhen pasur frikë, por duhen respektuar.

Kjo për shkak, sipas medias serbe, Shqipëria ka në listë 10 lojtarë që këtë sezon kanë luajtur në “Top 5” ligat evropiane. Gjithashtu, “Mozzart Sport”, përmend edhe emra të përveçëm si Elseid Hysaj, Armando Broja, Kristjan Asllani dhe Berat Gjimshit.

“Rivali ynë i parë në kualifikueset e Botërorit ka të njëjtën numër lojtarësh sa ne në kampionatet më të forta në Europë. Nuk mundën të bënin shumë ndaj anglezëve, Andorra u kalua lehtë, por vetëm në ciklin kualifikues të qershorit për Shqipërinë do të nisin betejat e vërteta, ato që duhet të vendosin se kush nga vendi i dytë i Grupit K do të kërkojë kalimin në Botërorin e vitit të ardhshëm. Këtu i referohemi fillimisht përballjes me Serbinë, që do të zhvillohet më 7 qershor në Tiranë dhe për të cilën trajneri Sylvinho shpalli një listë me 27 emra.

Një listë që nuk duhet pasur aspak frikë, por edhe që duhet respektuar, sepse në të janë 10 futbollistë që kanë luajtur në klube nga pesë ligat më të forta evropiane këtë sezon. Është e vërtetë, megjithatë, se emrat e lojtarëve të kombëtares shqiptare janë “më pak të njohur” , ndërsa më të famshmit e tyre nuk kanë pasur asnjë rol në ekipet e tyre.

Elseid Hysaj nisi vetëm katër ndeshje në kampionat për Lazion, Armando Broja një më pak për Everton (në huazim nga Chelsea), Kristian Asllani dhjetë për Interin dhe vetëm Berat Gjimshiti luajti sezonin me Atalantën nga fillimi në fund”, shkruhet në mediat serbe.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania