Lojtari i Milanit: Të ishte për ne, do ta luanim direkt ndeshjen e kthimit me Interin

Jil
Jil
1 Min Read

“Djalli” është kthyer në “engjëll”. Milani i ka zhgënjyer të gjithë në mbrëmjen e sotme kundër Interit. Një gjymsëfinale me shumë emocione pritej, por zikaltërit i kanë hequr ato në vetëm tre minuta. Dzeko realizoi golin e parë në minutën e 8 dhe Mkhitarian dyfishoi shifrat në të 11.

Këtu do të merrte fund historia e takimit që përfundoi 0:2.

Milani tentoi të kthehej në pjesën e dytë, por pa mbajtur dot ritmin dhe t’i afrohej më shumë portës.

Por Milanit nuk i kanë mjaftuar 90 minuta, kuqezinjtë kërkojnë 180 të tilla në fare pak kohë.

Menjëherë pas ndeshjes, mesfushori i kuqezinjëve Tomaso Pobega u shpreh: “Nëse do të ishte në dorën tonë, do ta luanim menjëherë ndeshjen e dytë kundër Interit për të provuar që ta përmbysnim këtë ndeshje.

Duhet të rrisnim intensitetin dhe ritmin”, tha Pogeba.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *