Kapet i riu i akuzuar për vrasje. Emri

Editor
1 Min Read

Operacioni i koduar “Wanted” ka çuar në kapjen e shtetasit Elvis Ndreca, 28 vjeç, banues në Lezhë, i shpallur në kërkim dhe i akuzuar nga SPAK për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e një vrasjeje, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Operacioni, i realizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, u bazua në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e shtetasit në kërkim. Pas një operacioni të mirëorganizuar, u arrit të lokalizohej dhe kapej Elvis Ndreca, për të cilin Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Elvis Ndreca është dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, ku do të vazhdojnë veprimet e mëtejshme procedurale. Ky është një tjetër sukses i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe grupimeve kriminale.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al