Loredana rrëzohet duke ndjekur Gjestin në oborr, ja gjendja…

Editor
1 Min Read

Loredana pësoi sot një incident të papritur. Teksa po ndiqte Gjestin nëpër oborr, ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua kur po përpiqej të kapërcente pishinën.

Kjo situatë bëri që modelja të pësonte një lëndim në gju.

Në ato momente pranë saj ndodhej Egli, e cila nuk hezitoi t’i gjendej afër dhe ta ndihmonte derisa ajo po përpiqej të merrte veten.

Loredana, e mbërthyer nga dhimbja, u pa duke shtrënguar gjurin me duar, për të qetësuar disi lëndimin, ndërsa rënkonte nga sikleti i momentit. Sidoqoftë, Gjesti u mundua të zbuste situatën duke i bërë asaj një reagim komik.

“Të thashë mos hyj nëpër ujë!”, i thoshte Gjesti asaj, duke u munduar ta kthente situatën në humor. 

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al