Lufta kundër rusëve, zbulohet strategjia e re e Ukrainës

Editor
3 Min Read

Rusët po përparojnë. Ukrainasit po gërmojnë. Disa javë pasi e arritën fitoren më të madhe në fushëbetejë pas gati një viti, pushtimin e qytetit industrial Avdivka, forcat ruse po çajnë përpara – në disa vende ngadalë, e në disa të tjerë me shpejtësi. Komandantët ukrainas po nxitojnë për të ndërtuar vija mbrojtëse të frontit – llogore, bunkerë, pengesa me gjemba kundër tankeve dhe mina fushore. Por, disa ekspertë thonë se këto vija mbrojtëse është dashur të ndërtoheshin muaj më parë.

Ndërkohë, oficerët e logjistikës dhe rekrutuesit ushtarakë po bëjnë përpjekje të mëdha për të gjetur më shumë burra për t’i rifreskuar njësitë e dërrmuara dhe të asgjësuara. Gjendja në fushëbetejë është e zymtë për Ukrainën, thonë ekspertët, dhe mungesa e furnizimit me armatim nga Shtetet e Bashkuara po e bën gjendjen edhe më të zymtë.

Rusia gëzon tani një përparësi dhe asgjë nuk ka mundësi ta ndryshojë atë në të ardhmen e afërt, paralajmërojnë analistët ushtarakë. “Për forcat ukrainase, gjendja mbetet e vështirë, si pasojë e shumë faktorëve, siç janë: përpjekjet e vonshme për mobilizim, ndërtimi i fortifikatave të pamjaftueshme, hapat e gabuar gjatë luftimeve më 2023, dhe më e rëndësishmja, dështimi vendimtar i partnerëve për ta dhënë municionin e premtuar, me gjithë zotimet e mëhershme”, sipas një oficeri rezervë, i cili e udhëheq një organizatë të inteligjencës që është e lidhur me ushtrinë ukrainase, dhe i cili nuk mund të flasë publikisht për shkak të kufizimeve ushtarake

“Është goxha keq, në të vërtetë”, tha Konard Muzyka, një analist i mbrojtjes nga Polonia, i cili i vizitoi disa vende në Ukrainë në afërsi të vijave të frontit javën e kaluar. “Ukrainasit nuk janë në gjendje ta frenojnë dukshëm përparimin e rusëve”, tha ai për Radion Evropa e Lirë (REL). “Rusët do të pushtojnë fshatra dhe vendbanime të reja ngadalë, por sigurt.about:blank

Nuk do të jetë një fitore e shpejtë. Por, mendoj se mund të thuash se, tani për tani, ukrainasit nuk kanë qenë më të dobët se sot mbase prej verës së vitit 2022”, tha ai.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *