
Një ditë tragjike është shënuar në Gaza, ku sulmet izraelite kanë shkaktuar të paktën 71 viktima brenda 24 orëve të fundit. Katër fëmijë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ajror në jug të Khan Younis, ndërsa strehoheshin në tendat e refugjatëve palestinezë.
Burime mjekësore nga spitali i Kuvajtit në Gaza për Al Jazeera raportuan se fëmijët vdiqën nga të shtënat izraelite ndërsa ishin të mbrojtur në tendat e improvizuara. Ministria e Shëndetësisë e Gazës konfirmoi gjithashtu se numri i përgjithshëm i të vrarëve në 24 orët e fundit ka arritur në 71 persona.
Një ditë më parë, OKB shpalli gjendjen e urisë në Gaza, duke raportuar se rreth 500 mijë njerëz ndodhen në situatë katastrofrike dhe 150 mijë fëmijë janë në rrezik. Organizata fajësoi Izraelin për pengimin e ndihmave humanitare. Autoritetet izraelite mohuan raportin, duke e quajtur të rremë dhe të bazuar në të dhëna të Hamasit.