Lulzim Basha në Departamentin Amerikan të Shtetit

Editor
1 Min Read

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ndodhet prej disa ditësh në një vizitë pune në Uashington. Gjatë javës janë publikuar foto dhe lajme të ndryshme mbi udhëtimin e tij matanë Atlantikut. Vetë Basha ka publikuar një video-meazh nga Uashingtoni në të cilin solli edhe njëherë në vëmendje premtimin programor të forcës së tij politike për lëvizje të lirë të shqiptarëve në SHBA, pra heqjen e vizave, duke shtuar gjithashtu angazhimin për tërheqjen e investimeve amerikane, me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës me paga dinjitoze në Shqipëri.

Por nga fotot e mbëritur në redaksinë e Gazetës Sot, është arritur të hidhet dritë mbi një pjesë të axhendës së tij në kryeqytetin amerikan. Lulzim Basha është fotografuar duke dalë nga Departamenti i Shtetit, një nga qendrat më të rëndësishme të pushteti në SHBA. Ende nuk ka detaje për takimet dhe bisedimet që kreu i demokratëve euroatlantikë ka zhvilluar në Uashington, për këtë do të mbetet të presim kthimin e tij në Shqipëri dhe të ndjekim zhvillimet politike, që siç duket po bëhen përditë e më intensive, teksa afrohemi me zgjedhjet e 11 majit.

TAGGED:
Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al