Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua

Editor
1 Min Read

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër, ku një automjet ka dalë nga rrugë dhe ka përfunduar 10 metra poshtë në përrua.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kthesën pranë lagjes “Punëtori”, teksa fatmirësisht raportohet për pasoja në njerëz, por vetëm për dëme materiale.

Makina ishte e tipit “Porshe” me targa angleze, në të cilën udhëtonte pronari i një hoteli në pazarin e qytetit me iniciale Gj.Dh. shoqëruar nga një grua. Policia po punon për shkaqet e aksidentit të cilat janë ende të paqarta.

Ky aks është rruga kryesore që të çon në zonën muzeale, por pothuajse çdo ditë në të ndodhin aksidentet për shkak të kthesës së fortë, mosnjohjes së rrugës dhe tabelave të cilat janë thuajse të padukshme për drejtuesit e mjeteve.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *