Makina bie në kanal. Aksident në aksin Korçë-Bilisht

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

KORÇË – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premte në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Belorta. Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në një kanal.

Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja në mjet e cila është dërguar drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, apo identiteti i pasagjeres së plagosur ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Scroll to Top