
Nj aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Sarandë – Gjirokastër, në afërsi të fshatit Bistricë.
Automjeti i markës “Opel” me targë AA459GJ, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kolektorin e ujit.
Kalimtarë të rastit janë hedhur për të shpëtuar drejtuesin e mjetit duke e nxjerrë nga makina nën ujë. Për fat të mirë aty është gjendur edhe një infermiere e huaj, e cila i ka asistuar menjëherë.
Fillimisht 80 vjeçari nuk ka reaguar, pas frymëmarrjes së dhënë ka reaguar po nuk ka folur. Menjëherë 80 vjeçari Vasillaq Gjini është dërguar në Spitalin e Sarandës, pas plagëve të marra nga rënia.
Sipas bluzave të bardha, pas ndihmës në spital është jashtë rrezikut për jetën. Nga analizat e kryera, rezultoi se 80 vjeçari Vasillaq Gjini drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit.