Japoni: Makina futen në trotuar dhe shtyp 7 kalimtarë

Editor
1 Min Read

Japoni- Shtatë persona u plagosën në qendër të qytetit të Nagoya në Japoninë qendrore. Një makinë u fut nëpër trotuar dhe rrëzoi shtyllat. Dy burra, katër gratë dhe një foshnjë u dërguan në spital për ekzaminime të mëtejshme.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit 74-vjeçar dhe po heton për shkaqet e ngjarjes. Një kalimtar thirri shërbimet e urgjencës rreth orës 13:00 duke thënë se kishte parë një makinë që po “çmendej” në një lagje të qytetit dhe se disa njerëz u plagosën.

Sipas një dëshmitari që priste në një semafor pranë vendit të ngjarjes, makina doli nga një parking nëntokësor dhe ndaloi përpara se të shpejtonte drejt një trotuar në anën e kundërt.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al