JiL.al - Jeto i Lumtur

 Makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lushnjë Berat, në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë.

Një automjet me targa AA 976 JB tip “Lancia” ka dalë nga rruga në një kthesë e rrezikshme.

Në spitalin e Lushnjës ka përfunduar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur.


Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë dhe drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanalin përbri autostradës.

Scroll to Top