
Tiranë- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Tiranë ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kopshtit Zoologjik, teksa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.
Momentalisht nuk ka informacione për të lënduar, përveç dëmeve materiale ndërsa pritet zbardhja e rastit.