JiL.al - Jeto i Lumtur

Makina përplas motorin, përfundon në spitalin e Traumës 21-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Kullë, Sukth, ku automjeti me drejtues një shtetas 48-vjeçar ka përplasur motomjetin i cili drejtohej nga një 21-vjeçar.

Si pasojë e këtij aksidenti ka përfunduar në spitalin e Traumës, 21-vjeçari, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.

Rreth orës 20:25, në fshatin Kullë, Sukth, automjeti me drejtues shtetasin B. H., 48 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 21 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi B. H, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Scroll to Top