Makina përplas policin në Tiranë, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një efektiv i policisë është përplasur nga një makinë, pak çaste më parë në zonën e Freskut në Tiranë.

Ai është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se ka identifikuar makinën dhe po punon për gjetjen e drejtuesit, që është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L (punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Scroll to Top