Makina përplaset dhe përfundon në kanal! Aksident në aksin Fier-Patos

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në vendin e quajtur “Portëz”, në Fier.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Renault”, pas përplasjes me një tjetër automjet tip “Golf”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime të rënda, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një mjet zjarrfikës për të ndihmuar në nxjerrjen e automjetit nga kanali.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania