Makina përplaset me shtyllën, aksidentohet cifti i bashkëshortëve

Editor
1 Min Read

Një çift bashkëshortësh pësoi lëndime pas një aksidenti automobilistik, pasditen e sotme, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Automjeti me të cilin ata po udhëtonin u përplas me një shtyllë që ndodhet në karrexhatë.

Sipas dëshmitarëve në zonë, bashkëshortët, rreth 57 vjeç, të ardhur nga Greqia po lëviznin me automjet kur u përplasën me shtyllën në rrugë.

Edhe pse rruga është asfaltuar së fundmi, shtylla nuk është zhvendosur, duke u kthyer në një rrezik të vazhdueshëm për drejtuesit e mjeteve.

Policia shkoi në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit, ndërsa çifti ka marrë ndihmën mjekësore ne spital.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al