Makina përplaset me trenin, humb jetën një person! 3 të lënduar

Editor
1 Min Read

Kosovë- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Jagodë të Klinës në Kosovë, ku një tren është përplasur me një automjet.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar.

“Sot rreth orës 12:35 minuta, policia është njoftuar se në fshatin Jagodë-Klinë, treni ka goditur një veturë. Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes, gjersa tre të lënduarit tjerë janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencen e Spitalit Rajonal të Pejës”, njofton policia e Kosovës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al