Katër njerëz kanë vdekur në një aksident në perëndim të Francës kur automjeti tyre goditi një tabelë rrugore dhe me pas u përfshi në flakë. Zëdhënësi i policisë vendase Eric Hoarau tha se rrethanat e sakta të ngjarjes pranë qytetit të Niort janë ende duke u hetuar, por automjeti duket se kishte dalë nga rruga para se bateria e tij të shpërthente.
“Çdo gjë sugjeron se mjeti kishte dalë nga rruga, nuk kishte dëshmitarë për tragjedinë ku shoferi mjetit dhe te pasagjerët e tij u dogjën për vdekje,” tha Hoarau.
Kjo nuk është hera e parë që bateritë e automjeteve elektrike shperthejnë në flakë që nuk mund të fiken me mjetet e zakonshme zjarrfikëse. Një automjet Tesla shpërtheu javës që shkoi në lindje te Londrës dhe disa kompani tragetesh kanë ndaluar transportin e tyre detar. Hetimet vijojnë ndërsa kompania Tesla nuk i është përgjigjur kërkesave për komente mbi sigurinë e mjeteve të tyre.