Një 41-vjeçar në Maliq të Korçës ka rënë në prangat e Policisë këtë të mërkurë. Mësohet se 41-vjeçari K.A, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij.
Nëna u pajis me urdhër mbrojtjeje. Me rastin do të merret Prokuroria Korçë.
Njoftimi i Policisë:
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin K. A., 41 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi dyshohet se ka dhunuar nënën e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.