JiL.al - Jeto i Lumtur

Malltezi “shpërthen” ndaj SPAK-ut: Dosja ka falsifikime flagrante

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vetëm një ditë më parë, SPAK i komunikoi zyrtarisht akuzën liderin demokrat, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

E ftuar në një emision televiziv Argita Malltezi deklaron se dosja ka falsifikime flagrante nga më të thjeshtat deri te ato që janë më të çuditshme.

ipas saj, njerëz që kanë kryer aktivitet të ndershëm janë përmedur në akuzë pa pasur indicie.

“Duke e gjykuar nga shkeljet shumë të rënda që ishin bërë në dosje, isha e bindur se ata nuk mund të tërhiqeshin. Dosja ka falsifikime flagrante nga më të thjeshtat deri te ato që janë më të çuditshme me arrogancën që janë kryer. Si një vrasës që përpiqet të fshehë krimin dhe nuk tërhiqet do më mbrapsh, edhe këta nuk mund të tërhiqeshi dot më mbrapsh.

Duke u përpjekur të besoj se një normalitet sado i vogël nuk mund të them që isha neutrale dhe e pandjeshme në ditën e akuzës. Impakti kryesor është fatkeqësia në të cilën është zhytur vendi. Kjo akuzë tregon se në çfarë mënyre kanë përmendur njerëz që kanë ushtruar aktivitet në mënyrën më të ligjshme, i kanë futur emrin në akuzë vetëm për ti linçuar, janë njerëz që përmenden kot në akuzë. Krijojnë tymnaja as indicie nuk quhen.

Aludohet dhe për asnjë gjë nuk konkludohet. Për ato gjëra që konkludohet ato janë gjëra më të pabesueshme që mund të artikulojë një njeri.Mediokriteti është karakteristik e atyre që kapen.Ajo foto tregon banalitetin e të keqes që sipas kësaj akt-akuze prek këdo pa asnjë standard gjyqësor,” – tha Malltezi.

Scroll to Top