Manchester City kalon në finalen e FA Cup!

Editor
1 Min Read

ANGLI – Manchester City ka hedhur shpejt pas krahëve eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe ia ka dalë të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Chelsea-t në gjysmëfinalen e FA Cup, duke siguruar kalimin në finale të kompeticionit.

Heroi i “citizens” ishte pikërisht portugezi Bernardo Silva, i cili ndaj Realit të Madridit ishte një nga humbësit e penalltive, ndërsa të shtunën pasdite shënoi golin me vlerë finalen e FA Cup, aty ku skuadra e Pep Guardiolës do të përballet me fituesen e çiftit Conventry-Manchester United.

Vetëm tri ditë pas sfilitjes 120-minutëshe në Champions League, lodhja ndikonte padyshim te të besuarit e Pep Guardiolës, që ndonëse patën kontrollin e topit, vuajtën të krijojnë raste të rrezikshme.

Nga ana tjetër Chelsea zbriti disa herë rrezikshëm në kundërsulm, duke iu afruar golit, por sulmuesi Jackson shpërdoroi të paktën tre mundësi të arta shënimi, duke gabuar i vetëm përballë portierit Ederson.

Chelsea shpërdoron kështu mundësinë e fundit për të shpëtuar sezonin, ndërsa Manchester City mbetet plotësisht në garë për të fituar dy trofe këtë sezon, pasi krahas finales së FA Cup, mban edhe kryesimin e Premier League.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *