Manchester City fiton titulllin kampion

Editor
2 Min Read

ANGLI – Manchester City fiton titullin e dhjetë kampion të Premier League si dhe të katërtin radhazi, duke shkruar historinë e elitës së futbollit anglez, pasi këtë dielë u bë e para skuadër që fiton 4 tituj radhazi, me skuadrën e Pep Guardiolës që siguroi triumfin në ndeshjen e fundit të sezonit, atë ndaj West Ham të cilën e fitoi me rezultatin 3-1.

“Citizens” diktuan ritmin ndaj “The Hammers” në takimin e raundit të 38-të, me golat që për vendasit i realizuan Foden në minutat 2’ dhe 18’ si dhe Rodri në minutën e 58’.

Ndërsa për miqtë rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Kudus, me një super roveshatë të shënuar në minutën e 42’. Pas kësaj fitoreje Manchester City u shpall kampion i Premier League në kuotën e 91 pikëve, teksa West Ham e mbylli sezonin në vend të nëntë me 52 pikë.

Ndërsa Arsenal edhe këtë sezon i shkoi shumë pranë fitore së titullit, por nuk ia doli, kjo edhe për shkak të triumfit të City-t në takimin e fundit.

Në raundin e 38-të skuadra e Mikel Arteta-s fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Everton, në një ndeshje shumë të luftuar, por në fund nuk mundi të festonte.

Golat për Arsenal u shënuan nga Tomiyasu në minutën e 43’ dhe Havertz në minutën e 89’, teksa për Everton shënoi Gueye në minutën e 40’.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-1 me Arsenal që e mbylli sezonin në vend të dytë në kuotën e 89 pikë, dy më pak se kampionët e City-t, teksa Everton në vend të 15-të me 40 pikë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *