Çmendet’ nusja, masakron me thikë burrin dhe vjehrrin

Editor
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku nusja 36-vjeçare ka masakruar me thikë bashkëshortin e saj dhe vjehrrin.

Krimi i dyfishtë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e së premtes (13 Qershor) rreth orës 22:08 në Kratovë.

Pas ngjarjes së rëndë nusja me iniciale V. I., është arrestuar nga policia. Nuk dihen ende detaje të krimit të rëndë, ndërsa dyshohet se ka ndodhur pas një debati mes tyre në banesën ku jetonin.

“Më 13.06.2024, në ora 22:08, nga ana e punonjësve policorë të Kratovës, u privua nga liria 36 vjeçarja V.I e cila dyshohet se në shtëpinë familjare në Kratovë ka sulmuar me mjet të mprehtë bashkëshortin e saj J.I (38) dhe babain e tij S.I.(63), të cilët kanë ndërruar jetë. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupat e viktimave janë dorëzuar për obduksion derisa V.I. është arrestuar dhe ndaluar”, raporton Ministria për Punë të Brendshme (MPB).

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *