Masakër me armë në Çikago/ Katër persona të vrarë dhe 14 të plagosur

Jil
Jil
2 Min Read

ÇIKAGO- Katër persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive të mërkurën në mbrëmje në Çikago. Masakra shpërtheu në lagjen River North, në bllokun 300 të West Chicago Avenue, kur një automjet u afrua dhe një person i armatosur hapi zjarr ndaj një turme që qëndronte jashtë.

Më pas mjeti është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka asnjë person të arrestuar. Policia ka bërë të ditur se dy burra dhe dy gra janë të vrarë dhe disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

“Kur mbërrita mbrëmë, ishte një kaos absolut. Nga njerëzit që bërtisnin, te gjaku në rrugë, te njerëzit që shtriheshin në rrugë, një prani masive policore. Thjesht e tmerrshme. Më shumë seç kam parë ndonjëherë,” tha një nga policët.

Autoritetet thonë se në spital u bë situatë kaotike, pasi familjarët kërkonin njerëzit e tyre. Viktimat e plagosura janë të gjitha në të 20-tat dhe 30-tat e tyre dhe 11 nga 14 personat e plagosur janë gra.

“Me sa duket ka pasur ndonjë festë për lançimin e albumit, njerëz që vijnë nga aty. Një SUV ndalet dhe hap zjarr mbi një turmë njerëzish. Mund të ndodhë kudo, Është shkatërruese,” tha më tej polici.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania