Masakra në Shkodër/ Del ekspertiza e makinës së viktimave

Editor
2 Min Read

Ekspertiza paraprake e makinës tip Benz me targa kroate, që u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati ka përfunduar. Mësohet se makina ka rezultuar në pronësi të një personi më lidhje të afërt me të dy viktimat. Ndërkohë që nga këqyrja e vendngjarjes janë konstatuar 3 armë zjarri ku njëra prej tyre ishte në dorë të një prej viktimave.

Brenda makinës është gjetur dhe një karikator pistolete bosh. Po ashtu brenda në makinë janë sekuestruar dhe disa aparate celularë e disa dokumente që ndodheshin në mjet. Ndërsa ende po priten rezultatet nga gjyrmët e ADN-së që ndodheshin në makinë, për të parë se kujt i përkasin.
Ngjarja ndodhi disa ditë më parë në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital, Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha. Në makinën e viktimave shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *