Masakra në Shkodër, shoqërohen dhe merren në pyetje 20 persona

Jil
Jil
1 Min Read

20 persona janë marrë në pyetje lidhur me masakrën e ndodhur në Shkodër, ku mbetën të vdekur shtetasit Armando Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën dy të tjerë, Erogen Vaso (Bajrovic) dhe kamarierja Meri Kaceri.

Mes të pyeturve është edhe Mustafa Licit babai i Ibrahim Licit lidhur me banesën e motrës së tij që u gjeten armë, municione dhe drone. Sipas policisë Lici ka deklaruar se motra e ka dhënë me qira banesën pasi jeton jashtë vendit dhe do t’ju vërë në dispozicion një kontratë. Ndërsa mohon çdo lidhje me ngjarjen.

Asnjë prej të marrëve në pyetje nuk ka dhënë detaje lidhur me personat që mund të kenë porositur Ragip Gilën për të kryer masakrën me dy të vrarë dhe janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje. E gjithë ngjarja është e filmuar me kamera sigurie që nga momenti i ardhjes së autorit, kryerjes së krimit e deri tek arrestimi i tij.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania