Masakroi gruan në banjë, ja me sa vite burg dënohet burri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjykata britanike dënoi me 20 vite burg burrin “përbindësh” i cili masakroi dhe më pas e ndau në mbi 200 pjesë trupin e bashkëshortes së tij.

Nicholas Metson ishte tallur me oficerët e policisë në marsin e vitit të kaluar, kur ata shkuan në banesën e tij apsi ishte rapoortuar për zhdukjene  gruas, duke ju thënë: Bashkëshortja ime mund të jetë fshehur nën krevat.

Mediat britanike raportojnë se Metson gjatë 16 muajve martesë me gruan e tij Bramley, kishte vrarë dhe toruturuar kafshët e saj shtëpiake.

Si fillim ai kishte futur qenin e saj në një lavatrice, ndëqra një herë tjetër kiste grirë Hamsterin në blender.

Ndëkrohë ai nuk shprehua snjë shenjë pendese para gjykatës, dhe nuk dha asnjë arsye se çfarë e shtyu të kryente këtë krim të tmerrshëm.

Metson e mbajti bashkëshorten e tij në katin e 14-të të kullës ku jetonin, deri sa vendosi më pas të p[guante me 100 paund shokun e tij Joshua Hancock për ta ndihmuar atë të asgjësonte mbetjet.

Gjykatësi Hirst tha se dyshja u nisën me çanta plot me mbetje për në fshatin Bassingham, dhjetë milje larg, ku u hodhën në lumin Ëitham. Gjykatësi tha se ishte e qartë nga deklaratat e familjes se zonja Bramley, një nga 13 vëllezërit e motrat, ishte një grua e re ‘e bukur dhe e sjellshme’ vrasja e së cilës kishte lënë një ‘boshllëk’ për të dashurit e saj. Gjykata dëgjoi se ndërsa oficerët po kërkonin për zonjën Bramley, ata vunë re një erë të fortë amoniaku dhe zbardhues në banesën e çiftit, çarçafë me gjak në vaskë dhe një peshqir në dyshemenë e kuzhinës. Kishte prova të ridekorimit dhe pastrimit të fundit, dhe njolla të errëta në dyshemenë e dhomës së gjumit, të cilat testet më vonë treguan se ishte gjaku i saj.

Scroll to Top