Masat ndaj Kosovës mund të hiqen së shpejti, BE: Po e shqyrtojmë

Editor
2 Min Read

Bashkimi Evropian ka thënë se heqja e masave ndëshkuese, të vendosura në qershor të vitit të kaluar, ndaj Kosovës ende është duke u shqyrtuar. Kështu ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media të premten, pasi që është pyetur se a do të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës para përfundimit të mandatit të Komisionit aktual Evropian apo do të pritet përbërja e Komisionit të ri. “Përgjigja është sikurse herën e fundit. Çështja është duke u shqyrtuar në Këshill dhe do të vendoset nga vendet anëtare pa marrë parasysh se kur do të nisin mandatin institucionet e reja”, deklaroi Stano, transmeton “Radio Evropa e Lirë”.

Masat ndëshkuese ishin vendosur ndaj Kosovës në qershor të vitit të kaluar, për shkak të veprimeve të Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, në veriun e banuar me shumicë serbe, pasi që kishin konsideruar se këto veprime kanë krijuar tensione në atë pjesë të vendit. Ndryshe, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 26 tetor, gjatë një vizite në Prishtinë tha se duhet të punohet edhe më shumë që Bashkimi Evropian të heqë masat ndëshkuese që ka vendosur ndaj Kosovës. BE-ja vendosi disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës vitin e kaluar për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Një grup i vendeve anëtare, sipas burimeve diplomatike, ka kërkuar që të hiqen menjëherë të gjitha masat. Ndërkaq, një grup tjetër ka kërkuar që BE-ja të ketë qasje më të balancuar ndaj Kosovës dhe Serbisë, sepse sipas këtij grupi, mbajtja në fuqi e masave ndaj vetëm njërës palë nuk është qasja e duhur. Ky grup ka tërhequr vërejtjen se edhe Serbia nuk ka bërë asgjë për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *