Theu masën arrest shtëpie, shpallet në kërkim vrasësi i policit

Editor
2 Min Read

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Enver Sekiraqën, i dënuar me 25 vite burg, por që ishte lënë në arrest shtëpie në pritje të përfundimit nga Gjykata e Apelit.

Sekiraqa akuzohet për vrasjen e policit Triumf Riza. Ndërkohë avokati i tij ka thënë se klienti i tij ndodhet për kurim në një spital dhe se nuk është arratisur.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Gjykatës Themelore ne Prishtinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

– Enver (Hamit) Sekiraqa i lindur me 18.11.1973 me adrese banimi rruga ”Gryka e Llapushnikut” numer 7 në Prishtinë.

I dënuar për veprën penale” shtytje në kryerjen e vrasjes së rendë të parashikuar nga neni 147, par 3 dhe 9 lidhur me nenin 24 të KPK-së.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor ose nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.

Ju mund të dërgoni informatat e juaja edhe në adresën elektronike info@kosovopolice.com

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *