Mashtrimi 5 milion euro me ‘Suden’ online, Policia nis hetimet për “TXEX”

Jil
Jil
2 Min Read

Tiranë- Policia e Shtetit ka nisur një hetim penal për një skemë të dyshuar mashtrimi online të quajtur “TXEX”, e cila funksionon si një formë investimesh piramidale përmes platformave digjitale.

Hetimet po kryhen nga Drejtoria e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria e Krimit Ekonomik e Financiar, të cilat po punojnë për dokumentimin ligjor të aktivitetit dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Autoritetet paralajmërojnë qytetarët të shmangin përfshirjen në platforma që premtojnë fitime të menjëhershme e të paverifikuara, ndërsa ftojnë këdo që ka informacion të kontaktojë menjëherë strukturat përkatëse të Policisë.

Policia e Shtetit

Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit po vijojnë intensivisht veprimet hetimore dhe operacionale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga qytetarët.

Në këtë kuadër, ju informojmë se Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, bazuar në informacionet e siguruara, ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online, dhe po vijon punën intensive për dokumentimin ligjor.

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin aplikimet ose përfshirjen në platforma të tilla, të cilat premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara.

Për çdo dyshim apo informacion që mund të ndihmojë hetimin, ju inkurajojmë të kontaktoni menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, konkretisht ato të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, si dhe të sektorëve përkatës në çdo DVP.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania