Mashtroi me klientët duke u zhvatur para, prangoset menaxheri

Editor
1 Min Read

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan kanë finalizuar hetimet dhe kanë ndaluar shtetasin Emiljan Skura, 30 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Mashtrimi”.

Hetimet janë hapur pas kallëzimit të përfaqësuesit të një subjekti privat për transport mallrash, i cili ka raportuar se menaxheri i firmës i ka vjedhur një shumë parash dhe ka mashtruar një klient. Dyshohet se në nëntor 2024, shtetasi Skura, si menaxher i një subjekti transporti mallrash kombëtar dhe ndërkombëtar, ka marrë një shumën prej 2300 euro nga klienti, duke i bërë të besonte se ishte pronar i firmës. Nga kjo shumë, 1900 euro ishin për shërbimin e ofruar nga firma, por ai nuk e ka paguar shumën prej 1900 euro tek firma për shërbimin që ka ofruar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al