Maskat raciste sulmojnë shqiptarin në Greqi (Video)

Editor
1 Min Read

Një 17-vjeçar nga Shqipëria dhe një tjetër, 18-vjeçar kanë pësuar lëndime në kokë nga një sulm i ashpër dhe janë dërguar në urgjencën e Athinës, ku kanë marrë mjekim.

Të rinjtë, nxënës shkolle, janë sulmuar nga një grup personash me kapuçë në Alimos në orët e para të së shtunës, për pasojë janë dërguar në spital.

Policia greke tha se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15, në rrugën “Ionias” pranë sheshit “Karaiskaki”, ku një grup prej rreth 7 personash të maskuar me kapuçë kanë sulmuar të paprovokuar, me shkopinj të improvizuar, një grup tjetër prej 11 studentësh.

Një 17-vjeçar nga Shqipëria dhe një 18-vjeçar kanë pësuar lëndime në kokë nga sulmi fizik.

Hetimet për ngjarjen janë ndërmarrë nga Sektori i Sigurimit të Alimos.

Një kamera sigurie ka regjistruar momentin e sulmit:

Kryetari i Bashkisë së Alimos tha se kjo është një pikë ku takohen katër komuna, Ilioupoli, Argyroupoli, Agios Dimitrios si dhe Alimos dhe ka mundësi që grupe nga zona të ndryshme të jenë një faktor që i krijon këto situata.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al