
Maturanti 74-vjeçar Skënder Cena ia doli të merrte diplomën e maturës, pasi ka kaluar me sukses provimin e gjuhës së huaj. Nga rezultatet e publikuara sot, 74-vjeçari është vlerësuar me notën 7, në tentativën e tij të dytë për gjuhën e huaj.
Maturanti më i veçantë për këtë vit, ishte shprehur ditën e provimit se ishte i bindur se këtë herë do merrte notën 6, por duket se i kaloi pritshmëritë. Aksidenti në rini, në hidrocentralin e Fierzës, i mori pjesërisht shikimin dhe u bë pengesa e parë për vazhdimin e shkollimit, mes shumë vështirësive ekonomike.
Mirëpo, kur ishte 64 vjeç, iu rikthye mësimit në shkollën profesionale në Kamëz, por mosha nuk e favorizoi në provimet e maturës.