Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet një 42-vjeçar në Tiranë

Editor
1 Min Read

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për posedim të armëve të zjarrit.

Në banesën e 42-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri automatik, një pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

Njoftimi: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Princ Vidi” një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në adresën e dhënë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. H., 42 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dy armët e zjarrit, njëra prej tyre me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *