Mbërrin në brigjet e Spanjës varka me emigrantë të vdekur

Editor
1 Min Read

Shërbimet spanjolle të shpëtimit thanë të premten se kishin gjetur një varkë që po lëvizte në brigjet e Spanjës juglindore, në të cilën gjetën katër trupa.

Siç bëhet e ditur nga xhandarmëria spanjolle, e cila ka ndërmarrë hetimet, rezulton se bëhet fjalë për emigrantë që po tentonin të arrinin në bregdetin spanjoll nga Afrika e Veriut.

Të enjten mbrëma, ekipet e shpëtimit u alarmuan për praninë e një anijeje që po lëvizte rreth 11 milje detare në juglindje të Kartagjenës, një qytet në bregun juglindor të Mesdheut të Spanjës, me katër persona që kishin vdekur në bord.

Ajo varkë, e cila u tërhoq në portin e Kartagjenës, sipas xhandarmërisë mund të ketë mbetur pa karburant.about:blank

Spanja është një nga pikat kryesore të hyrjes për migrantët e parregullt në Evropë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *