Mbi 11 milionë vizitorë të huaj në 11 muaj

Editor
1 Min Read

Në 11 muajt e parë të këtij viti Shqipëria ka regjistruar mbi 11 milionë vizitorë të huaj. Në krahasim me vjet, në vendin tonë kanë ardhur 16% më shumë të huaj.

Një lajm i tillë u dha nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro gjatë Konferencës së Turizmit të Qëndrueshëm të mbajtur në Tiranë.

“Koincidencë e bukur kjo 11 me 11. Është e rëndësishme të theksojmë se këto janë rritje që po bëhen të qëndrueshme. Nuk na duhet të kemi miliona e miliona më shumë dhe të krenohemi se mbërritëm dhjetëra milionë. Na duhen ata milionë të cilët rrinë më gjatë, të cilët paguajnë më shumë, konsumojnë më shumë, shijojnë më shumë dhe vijnë gjatë gjithë vitit”, tha Kumbaro.

Shqipëria është tashme vendi më i ri anëtar i Këshillit Global të Turizmit të Qëndrueshëm (GSTC).

“Meqë flasim për standarde dhe formalizim, pata kënaqësinë të nënshkruaj dje certifikatën e 2000-të brenda një periudhe pak vjeçare të kategorizimit të hoteleve të cilat gjithmonë e më shumë e kuptojnë që iu intereson të formalizohen sepse dhe përfitimet i kanë më të mëdha”, tha Kumbaro.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *